Loading...

Shkencëtarët zbulojnë virusin që ‘vr et’ kancerin,

Një lloj i ri i terapisë së kancerit që përdor një virus të zakonshëm për të infektuar dhe shkat ërruar qelizat e dëmshme po jep shpresa në provat e para thonë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa tek tw tjerwt u vu re që tumoret e tyre po zvogëloheshin.

Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes – herpes simplex – që është modifikuar për të vra rë tumoret.

Do të nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë një shpëtim për më shumë njerëz me kancer të avancuar.

Krzysztof Wojkowski, një 39-vjeçar nga Londra perëndimore, është një nga pacientët që mori pjesë në provën në fazën e parë, të drejtuar nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Fondacionin Royal Marsden NHS Trust

Ai u diagnostikua në vitin 2017 me kancer të gjëndrave të pështymës,. Pavarësisht operacionit dhe trajtimeve të tjera në atë kohë, kanceri i tij vazhdoi të avanconte.

Një trajtim me terapinw e virusit – i cili është një version i modifikuar posaçërisht i virusit herpes – duket se ka pastruar kancerin e tij.

“Kam bërë injeksione çdo dy javë për pesë javë, të cilat më zhdukën plotësisht kancerin. Unë jam pa kancer për dy vjet tani.”, tha ai.

Injeksionet, sul mojnë kancerin në dy mënyra – duke su lmuar qelizat kancerogjene e duke aktivizuar sistemin imunitar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com