Loading...

Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: ‘Çfarë më tha kur e pl agosën në Kuvend’

Me një mirënjohje të thellë për Besim Çerën, truprojën e Azem Hajdarit e nisi fjalën e saj, e bija, Rudina, sot në përvjetorin e 24-të të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Në një takim në “Qytet Studenti”, për figurën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ndau kujtimet e saj për të atin. Mes ë tjerash ajo kujtoi Besim Çerën, për të cilin tha se ai ishte i pandashëm me babain e saj.

“Familja ime do ti jetë gjithnjë mirënjohës, Besim Çerës. Ai humbi jetën e tij për të mbrojtur babin. Ishte fjalë pak, dhe sa herë që vinte në shtëpi, ai udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thoshte: mos bëj asgjë, se nuk ke nevojë. Ai nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Besimi për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin”, tregoi Rudina Hajdari.

Më tej, ish-deputetja demokrate ndau me të pranishmit disa kujtime për të atin. Veçoi momentin, kur Azem Hajdari u pl agos në Kuvend dhe atë ditë nuk kishte mundur të shkonte ta merrte nga shkolla.

“Një kujtim tjetër qe dua të ndaj me ju. Nga fëmijëria ime. Kur isha fare e vogël ndoshta në moshën e Sihanës, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla. Ai donte që unë të isha më e mira në mësime. Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë, u futa dhe pas sediljes pashë një këmishë të gja kosu.
Më vonë mora vesh që babin e kishin pla gosur në Pralament. Gjëja e parë që më tha: hë Rudina çfarë notash more sot? Dhe thashë si ka mundësi që ky njeri në këtë gjendje më pyet për mësimet. Por i tillë ishte babi, Azemi që kujdesej për të gjithë. Ai e bënte këtë me dëshirën më të madhe dhe asgjë nuk mund ta ndalte në përkujdesjen që kishte për njerëzit. Në udhëtimet e mia, kudo i kam gjetur gjurmët e tij, diku ka mundësuar ujin, diku punësimin, diku nëpër sofra ka lënë shenjë me bisedat e tij”, rrëfeu ajo.

Sot mbushen 24 vite nga vrasja e një nga figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, që prej themelimit të saj. Cilësuar si “vr asja e shekullit”, Azem Hajdari u ekz ekutua pranë selisë së PD, më 12 shtator 1998. Ende ka pikëpyetje të mëdha për eli minimin e tij, ndërkohë që me bu rg është dë nuar Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës. Sakaq, i aku zuar kryesor për vrasjen e Ha jdarit është Fatmir Haklaj, i cili u v ra pak vite më vonë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com