Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos.
“Edhe 100 kryetari ynë”, shkruan Rama krah fotos së Nanos të cilit përveç shëndetit dhe harmonisë në familjen e tij, i uron dhe fitore të tjera në familjen e përbashkët politike e cila sipas kryeministrit do të ketë nevojë gjithmonë për këshillat e tij.
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në “Facebook”.
Ish-kryeministri Fatos Nano ditën e sotme feston ditëlindjen e 70-të.