Loading...

Qeveria e re ka një lajm të mirë për ju që doni ë shkoni në Angli

Kryeministrja britanike Liz Truss do të nisë një rishikim të fortë të sistemit të vizave të vendit në një lëvizje për të trajtuar mungesat akute të fuqisë punëtore në industritë kryesore, raportoi të dielën “Financial Times”.

Kryeministrja do të sfidojë disa nga kolegët e saj të kabinetit kundër imigracionit duke bërë ndryshime në “listën e profesioneve që kanë mangësi”, duke lejuar disa industri të sjellin më shumë staf, si për shembull inxhinierë nga jashtë, tha gazeta.

“Rishikimi mund të miratojë gjithashtu një lehtësim të kërkesës për të folur anglisht në disa sektorë për të mundësuar më shumë punëtorë të huaj në vend”, tha raporti, duke cituar një zyrtar të “Downing Street”.

I pyetur në lidhje me idenë se rregullat e imigracionit mund të zbuten, ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar Kwasi Kwarteng i tha BBC të dielën “Nuk ka të bëjë me lehtësimin e rregullave“.

I pyetur nëse do t’i shtoheshin më shumë profesione listës së njerëzve që mund të hynin, Kwarteng tha se ministri i Brendshëm do të jepte një përditësim në javët në vijim.

“Financial Times” në raportin e saj tha gjithashtu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte e vendosur të heqë kufirin për punëtorët sezonalë nga jashtë që punojnë në bujqësi.

Por zyra e Truss nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com