Loading...

Parashikimi i motit për sot

Java që presim përpara parashikohet një javë “e qetë” dhe “tipike” shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Në këtë mënyrë moti për ditën e hënë dhe atë të martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Nga dita e mërkurë deri ditën e premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Për ditën e premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.

Për ditën e shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë.

Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com