Loading...

Nga Dubai drejt Serbisë dhe më pas në Shqipëri, itinerari që ndoqi gazetari 26-vjeçar për t’i shpëtuar autoriteteve

Ahmet Emre Olur, i cili akuzohet si këshilltari mediatik i kreut të organizatës kr iminale Sedat Peker, i cili u ndalua mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Stamboll rreth orës 09:15.
Emre Olur u d ëbua nga Shqipëria pavarësisht kërkesave të tij për azil politik me pretendimin se i rre zikohet jeta në atdheun e tij. Ai u prit nga autoritetet turke dhe u dërgua në departamentin e po licisë në aeroportin në Stamboll.

Pas pro cedurave atje, gazetari 26-vjeçar u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t’u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë të Stambollit në Vatan Caddesi.

Gazetari turk ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut nga Turqia më 23 maj. Pasi autoritetet turke kanë komunikuar me njësitë e Interpolit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit për vendndodhjen e tij, është konstatuar se ai ishte larguar në Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 shtator 2022 nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Më datë 16.09.2022, pasi Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada turke në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin e Policisë së Turqisë se Olur do të deportohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u konstatua se personi në fjalë kishte shkuar në Serbi.

Advertisements

Megjithatë, autoritetet serbe nuk mund t’i përgjigjeshin pozitivisht kërkesës së autoriteteve turke për ta deportuar, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar.

Si rezultat i kontaktit me Interpolin Shqiptar dhe komunikimit mes Ministrave të Punëve të Brendshme të dy vendeve, Olur i cili po udhëtonte nga Serbia në Tiranë, u arr estua nga po licia shqiptare në Aeroportin e Rinasit më datë 17 shtator 2022 në orën 06:00.

Ahmet Emre Olur është marrë nga zyrtarë të Interpolit dhe departamentit të KOM-it në Rinas dhe është nisur drejt Stambollit me fluturimin e datës 18.09.2022 në orën 06:30.

Pasi është marrë në pyetje në Aeroportin e Stambollit, i është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Lu ftimit të Kr imit të Organizuar.

Një figurë e njohur në botën e kri mit të Turqisë që nga vitet 1990, Peker u bu rgos disa herë për kr im të organizuar, raportojnë mediat turke.

Pas lirimit të tij në 2014, pasi kreu 10 vjet bu rg, Peker mbajti një qëndrim pro-qeveritar, duke shprehur publikisht opinionet e tij për çështjet aktuale dhe duke mbajtur mitingje pro-qeveritare ku morën pjesë mijëra njerëz.

Në atë kohë, ai u cilësua si një “biznesmen” në mediat pro-qeveritare dhe mori çmime si “biznesmeni i vitit” nga disa organizata të ndryshme.

Në fund të vitit 2019, ai thuhet se u largua nga vendi për t’iu shmangur arre stimit pasi një he timi kundër tij për drejtimin e një grupi të kr imit të organizuar. Në shkurt 2020, ai njoftoi në YouTube se ishte në Mal të Zi. Duke mohuar ak uzat, ai deklaroi se kishte shkuar në Mal të Zi për të përfunduar arsimin universitar dhe do të kthehej në Turqi.

Duke u kthyer kundër ish-aleatëve të tij, Peker filloi zbulimet e tij në YouTube në fillim të majit të vitit të kaluar, pasi, sipas tij, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mbajti premtimin për ta rikthyer në vend në prill.

Peker vuri në shënjestër disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë qeveritarë në videot e tij, duke ngritur akuza të rënda kundër tyre, përfshirë kontrabandën ndërkombëtare të drogës, vrasjet politike, korrupsionin, sulmet seksuale dhe vrasjet.

Së bashku me Soylu, ish-ministri i Brendshëm Mehmet A?ar, djali i tij dhe deputeti i AKP-së Tolga Agar, djali i ish-Kryeministrit Binali Y?ld?r?m, Erkam Y?ld?r?m dhe ish-oficeri i inteligjencës dhe ush trisë Korkut Eken ishin ndër objektivat e profilit të lartë të Pekerit.

Videot e Pekerit patën mbi 100 milionë shikime në YouTube dhe u quajtën si “Sedatflix” në mediat sociale. Qeveria dhe të akuzuarit hodhën poshtë disa nga pretendimet e tij ndërsa heshtën për të tjerat.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikonte video të reja pas 20 qershorit 2021, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e lejuan atë për shkak të shqe tësimeve të sigurisë, sipas Peker.

Ai ka vazhduar ak uzat e tij në Twitter. Peker tha se do të rifillojë publikimin e videove dy muaj para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në qershor 2023.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com