Loading...

Moti i keq ‘pu shton’ Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën

Si dita e djeshme dhe e marta pritet të sjellin reshje intensive në territorin shqiptar. Më të dukshme këto reshje do të jenë në zonat veriore, por pjesërisht edhe qendra pritet të ketë reshje të konsiderueshme, ku sasia e reshjeve pritet të jetë nga 70 në 120 mm.

Zonat të cilat do të jenë më të rrezikuara nga këto reshje, ku do të ketë edhe problematika të përkohshme parashikohen të jenë qarku i Kukësit, Lezhës, Shkodrës, por po ashtu edhe kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora parashikohet të kenë problematika të përkohshme.

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, u shpreh se reshjet do të sjellin përmirësim hidrik edhe në kaskada. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim gradual, pasi sërish reshjet e pakta do të mbeten prezente kryesisht në zonat veriore, më pak në zonat qendrore, ndërsa jugu parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të luhaten gjatë ditës së sotme dhe nesër rreth vlerave 24 apo 25 gradë Celsius, maksimumet në Ultësirën Perëndimore. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim ka rritje graduale të temperaturave, ku maksimumet parashikohen deri në 28 apo 29 gradë Celsius.

Parametri i erës pritet të jetë problematic ditën e sotme, me një shpejtësi ere 65 km/orë dhe do të sjellë problematika sa i përket trafikut detar.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu gjatë kësaj fillim jave do të jenë në ndikimin e kësaj stuhie, duke sjellë reshje që herë pas here do të jenë intensive.

Duke filluar nga mesjava dhe në fillim parashikohet përmirësimi gradual i kushteve të motit. Temperaturat maksimale pritet të luhaten rreth vlerave 21-22 gradë Celsius, por duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim pritet rritje graduale e temperaturave të ajrit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com