Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmi ne ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka postuar një foto në Facebook. Në postim, Bilali pazbuluar dhe emrin e djalit që ka sjellë në jetë, i cili është Eden.
“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.