Fundjava parashikohen të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të pakta të vranësirave të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Në qytet bregdetare dhe zonën e ulëta priten kryesisht kthjellime. Temperaturat e ajrit priten të ngjiten dhe të ngjiten deri në 27 gradë celcius. Por edhe në zonat e thella temperaturat do arrijnë deri në 23-24 gradë celcius.
Në orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet që minimumet në zonat malore 7 gradë celcius, ndërsa në zonat e thella pritet deri në 5 gradë, bën me dije Hakil Osmani. Përsa i përket javës së ardhshme, pritet që vendin ta përshkrojë një sistem i dendur vranësirash.
Në fundjavë pritet një situatë mjaft problematike në brigjet e Italisë e cila do jetë në fillim në qendër e më pas do kapi jugun gradualisht duke sjell ndryshime edhe në territorin shqiptarë. Shqipëria do të preket në fillimin e javës së ardhshme.
Pasi të kaloj ky sistem vranësirash për 2-3 ditë në territorin shqiptar. Pritet që ditët e fundit të shtatorit të jenë me mot të kthjellët dhe të freskët. Temperaturat do të jenë rreth 25 gradë celcius vlerat maksimale