Loading...

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’, luhet në mes të Beogradit

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, kjo ka qenë melodia e cila ka kumbuar ditën e sotme në mes të Beogradit.

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ka hapur punimet e Panairit të parë të Verës i cili po mbahet në Beograd, panair ky i cili është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Në panair krah dhjetërave prodhuesve të verërave në rajon, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Më herët gjatë fjalës së tij në këtë panair, kryeministri Rama u shpreh se vendet e rajonit kanë humbur shumë kohë duke u përpjekur për ti treguar njëri-tjetrit se kush është i pari, teksa më tej shtoi se panairi vitin tjetër do të zhvillohet në një tjetër kryeqytet të rajonit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com