Loading...

Mbërrin në portin e Vlorës anija që do prodhojë energji

Ditën e sotme ka mbërritur në portin e Vlorës njëra prej dy anijeve, që u njoftua nga Edi Rama që do të merrej me qira për prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas Ramës, ato pritet të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Qytetarët e Vlorës janë mbledhur në pro testë mëngjesin e sotëm për të kundërshtuar mbërritjen e anijes. Ata shprehen se ndotja që ajo do të shkaktojë në bregdetin e Vlorës është e lartë pasi pritet të d jegë rreth 600 ton naftë në ditë.

Prot estuesit shprehen se një kat astrofë e tillë do të largojë turistët përdundimisht.

Anija gjiga nte përmban dy platforma të cilat do të ndosin në masë detin dhe mund të lënë pasoja për dekada me radhë nga emetimet e rre zikshme që lëshojnë.

DEKLARATAT E PROT ESTUESVE

“Jemi të angazhuar për të reaguar për diçka që po ndodh sot, por që mund të ketë pasoja të rrez ikshme për të gjithë gjirin e Vlorës në 30 vitet e ardhshme.

Protesta do të vazhdojë në ditët në vijim. Çështja është shumë serioze.

Kjo anije ka të inkorporuara dy platforma që do të instalohen te triporti, porti te peshkatarëve. Dy platforma super gjigande që do të d jegin 600 ton naftë të rë ndë në ditë. Kjo është kat astrofë.

Kjo sasi nafte që do të di gjet është sikur 100 mijë makina të bëjnë xhiro 100 kilometra brenda ditës. Jo vetëm kata strofë mjedisore por edhe ekonomike, sidomos për turizmin.

Nuk mund të bashkëjetojë një turizëm me një industri nafte, me super emetimet. Është një gjenerator përbi ndësh”./Shqiperiaime

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com