Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vd ekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Twitter nga familja mbretërore: “Mbretëresha vd iq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. Mbretëresha dhe shoqëruesit e saj do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”
Mbretëresha Elizabeth II, ishte nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët shprehën shqe tësime për shëndetin e saj.
Buckingham Palace njoftoi në një deklaratë se: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqe tësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet në Balmoral”
Familjarët e Mbretëreshës Elizabeth II nxituan për tu gjendur pranë saj pas pr oblemeve shëndetësore. Gazetari Omid Scobie shkroi se Princi Charles, Camilla Parker Bowles, Princi William, Princi Harry dhe Meghan Markle po udhëtonin të gjithë në Balmoral, Skoci, për të qenë me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral (KLIKO).
Scobie tregoi se Princi Edward dhe gruaja e tij, Sophie, ishin gjithashtu rrugës për në Kalanë Balmoral, siç ishte Princi Andrew. Princesha Anne ishte tashmë në kështjellë “pasi kishte angazhime në Skoci këtë javë” , vuri në dukje gazetari.
Kate Middleton qëndroi në Windsor, Angli, ndërsa tre fëmijët e saj dhe të William filluan shkollën të mërkurën. Udhëtimet e familjes mbretërore vijnë pasi mbretëresha 96-vjeçare është vendosur nën “mbikëqyrjen mjekësore”.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.