Pa u mbushur ende plot një ditë nga konceri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, akademiku Artan Fuga ka ngritur një pyetje publikisht.
Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, Fuga shkruan se nuk ka asnjë informacion se kush e paguan këngëtaren, dhe shtron pyetjen se kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?
“Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.
I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe poqe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?
Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?
Se mos është parà publike or tej!!!
Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, etj., për koncerte në shesh!
Thjesht për ta ditur? Për informacion!
Jo se interesohem për koncerte në shesh!
A ka ndonjë gazetar investigativ a ndonjë media që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik!”, shkruan Fuga.