Loading...

Ja si parashikohet moti sot

Për fundjavën vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com