Loading...

Ish-kryeministri Sali Berisha ‘zbardh’ një tjetër skenarë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një tjetër skenarë për shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano.

Beriha tha se Gledis Nano u largua nga Edi Rama, Bledi Cuçi dhe Belinda Balluku si “agjent Imperialist amerikan”.

Ish-kreu i qeverisë tha se Nano ka hetuar çështjen e call centerave, ku pas kësaj çështje qëndronte Olsi Rama.

Ndërkaq, Berisha u shpreh se edhe Belinda Balluku është zbuluar të ketë pro bleme të kësaj natyre.

“Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Pol icisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më maf ioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një po lic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ.
Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm,7 por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kr iminale.

Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat.

Ai u përball me këto pr obleme.

Pr oblemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për li dhje me dr ogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së dr ogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti, doli jahti me vela plot dr ogë.

Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e li dha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot dr ogë u kap në Itali.

Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Dro gë është pasioni.

Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Edi Ramës. Është një hetim gjerman në dijeninë time.

Këto tre çështje. Së fundmi, siç është fjala: “Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca pro bleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan”, tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com