Loading...

Ish-komisari tregon për Ervis Martinaj: ‘2 muaj para se të zhdukej kontaktoi…’

Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një mister.

Prej muajit maj të këtij viti, ‘bossi’ i lojërave të fatit, u shpall në kërkim nga SPAK. Por rreth një muaj më parë ai u zhduk pa lënë gjurmë, dhe ende nuk dihet nësa u vra apo ishte një inskenim.

Për këtë temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’, teksa të ftuar ka patur një panel të plotë me ekspertë.

Lidhur me këtë ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.

“Pak muaj para se të zhdukej, ky person, nëpërmjet lidhjeve të tij, ka kërkuar të takojë një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë.”-tha Zagani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com