Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron se nga skena politike do të mund ta largojë vetëm vota e sovranit.
Ai tha se populli do të flasë shumë shpejt.
Beti Njuma: Ka një gjë që do t’ju largonte nga politika, psh hu mbja në zgjedhjet lokale?
Ilir Meta: Nga politika më largon vetëm populli i Shqipërisë.
Beti Njuma: Ose drejtësia dhe parlamenti?
Ilir Meta: Po po, patjetër, patjetër. Vetëm populli i Shqipërisë më largon, kaq. Asgjë tjetër. Ndjenja e detyrës ndaj atdheut është kaq e fortë sa do ta bëjmë deri në fund. Populli është mbi çdo gjë tjetër. Populli do flasë, bën sikur nuk flet por i mban shënim të gjitha.