Është dita e tretë që kur Kroacia u go dit nga një mot i ftohtë i ndjekur nga reshje të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët dje u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.
Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga bora.
Gjatë ditës ra borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majen Kredarica.Europa goditet nga moti i ftohtë, temperatura nën zero gradë dhe
Një sasi e madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.
Siç shihet edhe në foton e meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë, për këtë arsye bora ka mbetur në tokë.
Kredarica ndodhet në 2541 metra mbi nivelin e detit, shkruajnë mediat sllovene.
Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.