Loading...

Epidemiologu Alimehmeti tregon se çfarë po ndodh me situatën e Covid

Mjeku epidemiolog, oktori Ilir Alimehmeti ka folur për situatën pandemike në vend.
Ai është shprehur se edhe pse Covid-19 tashmë duket se po e humbet fuqinë e tij dhe kalohet me dy a tre ditë, njerëzit duhet të vazhdojnë të kenë kujdes.

“Situatën e kemi qartësisht në rënie. Ka më shumë se një muaj, një muaj e gjysmë që kemi arritur atë majën. Spitalet nuk paraqitën asnjëherë një problematik të shtruar në korrik dhe Gusht në krahasim me valët e mëparshme, pra Korriku qendroi diku te 30 të shtruar, Gushti qendroi diku te 16-15, po shikojmë që edhe shtatori po qëndron kështu.

Omicroni ndryshoi historinë, që prej 10 muajsh nuk kemi variante të tjera, janë nënvariante të Omicroni-it, që është lajm i mirë. Imuniteti natyror është rritur, një digë goxha e madhe, ndryshe nga problemi energjetik këtu kemi një digë të madhe nga imuniteti natyror, se e kemi kaluar Covid-in të gjithë më shumë se një herë.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com