Loading...

Deputetë e ministra ia marrin valles në gëzimin e kryebashkiakut (video)

Deputetë e ministra socialistë kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në dasmën e djalit të kryebashiakut të Kamzës Rakip Suli. Qindra të ftuar, familjarë, miq dhe politikanë të ndryshëm kanë qenë të ftuar në gëzimin e kryebashkiakut Suli.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, disa nga figurat më kryesore të Partisë Socialiste kanë marrë pjesë në dasmë, e mbajtur në një restorant të njohur në zonën e Freskut në kryeqytet.

Mes politikanëve që merrnin pjesë ishin dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku Erion Veliaj, kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deputeti Eduard Shalsi, ish-deputeti Alket Hyseni, etj.

Nuk dihet nëse Suli ka ftuar në dasmën e djalit dhe kolegë nga e djathta, por në videot e siguruara nuk duket asnjë prej tyre. Në një moment, valles së shtruar i prinë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e pas sajnë vijnë radhë kolegët socialistë e vetë Rakip Suli.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com