Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme deklaroi se çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kwv.
‘Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 këh.
Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë.
35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.