Loading...

A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale? Ja si pergjigjet Meta…

A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale?”, kjo ishte pyetja që ju drejtua kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta në emisionin të “Pa Ekspozuarit”, pyetje të cilës ai nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, ndërsa u shpreh i bindur se opozita do të fitojë.

Meta tha se në këto zgjedhje nuk bëhet fjalë për pushtetin apo fitoren e opozitës, por për të ardhmen e shqiptarëve.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale?

Meta: Opozita do të ngrihet në lartësinë e momentit që e kërkon edhe populli ynë sepse është një moment kritik, se nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin e opozitës, por me të ardhmen e vendit. Unë jam këtu në shërbim të kësaj çështje në e ditë

Gazetari: Nëse fiton mafia si do ja bëjmë?

Meta: Mafia do të humbasë. Jam i armatosur jo vetem me vullnet por dhe me durim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com