Pyetje: A do na rritet të gjithëve çmimi i energjisë elektrike?
Edi Rama: Janë mbi 1 milionë familje që konsumojnë deri në 800 kwh dhe 40 mijë familje mbi 800 kwh, në periudhën e pikut kur është shumë nxehtë apo ftohtë, ky 40 mijësh shkon në afro 60 mijë. Tani vendoseni në shkallë dhe del besoj rezultati.
Nuk ka nevojë të mbeten pe ng i atyre që dëgjojnë, të marrin fatyrën e energjisë ta shikojnë sa konsumojnë.
Tek 800 plus, është vendosur me një logjikë, duke marrë parasysh që deri në 800, plotësohen të gjitha nevojat për konsumin shtëpiak, nevojat bazë, kur s’ka kufizim energjie.
Mos e harrojmë. Ne kemi vendosur dy gjëra koha do e tregojë nëse janë ambicie e madhe apo çmenduri të cilën mund ta paguajmë dhe shumë shtrenjtë, e para të mbrojmë cmimin nga rritja për konsumatorin familjar apo biznesin e vogël dhe e dyta mos kufizojmë energjinë elektrike.
Ama për një pjesë familjesh që konsumojnë me shumë se sa 800 kwh se kanë më shumë se sa një palë elektroshtëpiake, më shumë se sa një shtëpi të zakonshme, apo për të ndricuar dhomat ku jetojnë, ne nuk mendojmë që duhet të paguajnë 1 milionë e 90 mijë të tjerë. Këta subjekte duhet të paguajnë vetë diferencën. Diferenca mbi 800 do jetë për cdo kwh me cmim tjetër.
Ky cmim tjetër nga 1 tetori në dhjetor, pra nuk është përgjithmonë, pastaj në bazë të situatës hidrike, bilancit, do të rishikojmë nëse do e mbajmë apo lëvizim.
Sot, Gjermania vendi më i pasur i Evropës po bën gjëra që ne në Shqipëri nëse do i artikulonim nuk e di me cfarë do përballeshim, nëse do vendosnim rregullin me ligj që ka vënë Zvicra, 3 vjet bu rg për kë e rrit shpenzimin energjitik për ngrohjen mbi 19 gradë. Një vend që nga pikëpamja e të ardhurave është në majë të botës.
Jetojmë në një kohë tejet të vështirë. E ka vendosur Kosova këtë para nesh 800 kwh. Një nga rezultatet që është fakt në Kosovë është kursimi. Vetëm kështu këto familje do fillojnë të kursejnë.