Loading...

4 ushqime perfekte për mëngjes që japin energji, mund t’i zëvendësoni me kafenë

Një numër i madh njerëzish e pëlqejnë kafenë, por për shumë prej tyre, konsumimi i shpeshtë i kësaj pije mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore, si dhimbje stomaku. Në mënyrë që të shmangni këto efekte anësore dhe të keni energji, duhet ta zëvendësoni kafenë me ushqime të caktuara.

Bollgur

Bollguri është një një ushqim ideal për mëngjes, veçanërisht për ata që kujdesen për dietën e tyre. Megjithatë, nuk e përdorin as si zëvendësim të kafesë, megjithëse munden. Bollguri ka një indeks të ulët glicemik dhe mund të sigurojë një ndjenjë ngopjeje dhe nivele të larta energjie për disa orë.

Uji

Është e nevojshme të furnizoni trupin tuaj me një sasi të madhe lëngu, sepse pa të truri funksionon më ngadalë, dhe ju jeni më të lodhur. Një gotë ujë sapo të ngriheni është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën tuaj. Të njëjtin efekt ka edhe pasdite, shkruan abcneës.al.

Perime me gjethe jeshile

Ideja për të ngrënë spinaq, selino ose marule të freskët herët në mëngjes mund të mos ju duket tërheqëse, por e vërteta është se këto ushqime përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave B që ndihmojnë në shndërrimin e ushqimit në energji. Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me një smoothie jeshil.

Farat Chia

Farat Chia po bëhen gjithnjë e më të njohura në mesin e mbështetësve të ushqimit të shëndetshëm. Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e punës së trurit dhe luftojnë lodhjen. Ato përshpejtojnë metabolizmin dhe ruajnë ndjenjën e hidratimit. /abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com