Loading...

SHKOI BARBA DHIMITRI, BURRI I MADH I KËNGËS SË MADHE

Sejmen Gjokoli
SHKOI BARBA DHIMITRI, BURRI I MADH I KËNGËS SË MADHE…
-Si homazh për ndarjen nga jeta të këngëtarit të pa përsëritshme të këngës himariote, Dhimitër Varfi, “Artist i merituar” & “Kalorës i urdhërit të Skënderbeut”.
Lajm i trishtë për folkloristikën shqiptare, për trashëgiminë e saj shpirtërore.
U shua, iku dhe një nga bardët dhe interpretët e jashtëzakonshëm të këngës polifonike të Bregut e Labërisë.
Shkoi për në atë botë një kolloz i vërtetë, një marrës virtuoz, një këngëtar i pa përsëritshëm i këngës himariote e asaj shqiptare në përgjithësi.
Barba Dhimitër Varfi do të mbetet një model këngëtari që studiuesit dhe brezat do ti referohen me pa tjetër.
Pas ikjes së Lefter Çipës, tani edhe të burrit të madh të këngës himariote, Himara vetë dhe Bregu i Detit mbeten më të varfër e më të paktë shpirtërisht.
Por me këngët e tyre do të mbeten përherë të pasur e çdo herë të këngëzuar.
Në jetë, gjatë rinisë time kam mundur të shkruaj shumë artikuj e ti botoj në organe të ndryshme në shtypin e kohës.
Disa edhe humbisnin rrugës ose edhe kur mbrinin, ndodhte që redaksitë i kalonin pa vënë re.
Njëri prej tyre është shkrimi për Dhimitër Varfin, diku nga viti 1977, pas një bisede që pata me të në Vlorë aty në një nga stolat e lulishtes së at’herëshme, përfund Kuzum Babasë.
I humbi redaksisë por më humbi dhe mua, duke më krijuar një peng që s’munda ta shpagoja prapë…
Lamtumirë, Dhimitër Varfi, legjendë e pa diskutueshme e këngës së Himarës e Bregut të Detit, pasardhësi plot nur i nurit, Neço Muko!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com