Dy motrat e aktorit Florian Belliu, i cili i dha fund jet ës në Nju Jork duke u he dhur nga ballkoni i apartamentit pasi më parë ho dhi gruan e tij shtatzënë, kërkojnë kujdestarinë e dy fëmijëve të mbetur je timë.
Ato kanë hapur një llogari në “Gofundme” në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin 50 mijë dollarë, me qëllim që të fitojnë kujdestarinë ndaj dy djemve të çiftit të ndjerë Florian Belliu dhe Ornela Shehi.
Deri tani hallat e fëmijëve kanë arritur të mbledhin 9,000 dollarë.
“Jam e sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan.
Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.
Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkat ërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.
Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.