“Bota është vetëm një hap larg nga një lu ftë sh katërruese bë rthamore”. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa shtoi se aktualisht ne ndodhemi në një rre zik që nuk është parë që nga Lu fta e Ftohtë.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes te nsioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një hap larg asgjë simit b ërthamor. Te nsionet ndërkombëtare po arrijnë kulme të reja”, tha ai.
Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së erdhën në hapjen e një konference për vendet e nënshkruara në Traktatin e Mospërhapjes bë rthamore.
Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane, një ngjarje që shpesh portretizohet si më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë lu ftës bër thamore.
Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e ar mëve bë rthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bër thamor.
Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen. Mgjithatë India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje edhe pse këto vende janë njohura ose të dy shuara për ar më b ërthamore