Loading...

kryeministri Rama pret në Kryeministri Luiza Gegën, momenti kur i puth duart atletes kampione (foto)

Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur sot në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Kryeministrisë.
Atletja mbërriti në kryeministri me një makinë “Cadillac” të kuq, e shoqëruar nga dhjetra qytetarë. Aty e priti kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart atletes shqiptare.

Ajo është pritur më pas në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku janë të pranishëm ministra dhe sportistë të njohur.

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në garën 3000 metra pa pengesa duke u shpallur kampione e Europës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com