Loading...

I riu me motor uji rre zikoi jetën e një personi, reagon po licia: Ja si qëndron e vërteta

P olicia kufitare e Shëngjinit ka reaguar ndaj videos së publikuar në media, ku shfaqet një person me “jet ski” në bregdetin e Shëngjinit duke bërë manovra të rre zikshme dhe duke rr ezikuar jetën e një pushuesi, ka reaguar pol icia kufitare e qytetit.

Në një njoftim për mediat, po licia sqaron se videoja nuk është aktuale dhe nuk është regjistruar gjatë këtij sezoni veror.

Sipas policisë, ajo është video e disa viteve më parë dhe se u dërgohet mediave me tendencë për t’u publikuar.

Reagim i Po licisë Kufitare Shëngjin

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rre zikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Po licia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Po licinë e Shtetit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com