Në ZGP Sukobin – Muriqan, më 23 gusht, gjatë kontrollit të një mjeti motorik të pasagjerëve i drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë, janë gjetur një sasi e madhe parash të pade klaruara.
Gjegjësisht, në pjesën e automjetit nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro.
Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para.
Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro.
Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Pol icore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe po licisë të Republikës së Shqipërisë kanë kryer kontroll të automjetit.
Për ngja rjen është njoftuar pro kurori i shtetit. Paratë e gjetura të padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e proce durës.