Dy pilotë të avikompanisë franceze Air France janë suspenduar, pasi në korrik ishin ko nfrontuar fizikisht brenda kabinës së pilotëve gjatë udhëtimit Gjenevë-Paris, kanë njoftuar zyrtarë të kësaj avikompanie, shkruan The Guardian.
Fluturimi kishte vazhduar sigurt dhe avioni kishte zbritur në pistë pa ndonjë pr oblem, ku zyrtarët e aviokompanisë theksuan se siguria mbetet prioritet për ta.
E përditshmja zvicerane La Tribune, ka njoftuar se piloti dhe kopiloti ishin gri ndur pak çaste pasi ishin ngritur në ajër, dhe më pas kishte filluar edhe konfrontimi f izik.
Aty menjëherë kishte intervenuar ekuipazhi, e një prej tyre e kishte mbikëqyrur fluturimin e pilotëve, ku më pas menjëherë është raportuar për incidentin.
Lajmin për rra hjen u shfaq pasi që agjencia franceze për hulumtime të linjave ajrore BEA, publikoi raportin ku thuhet se disa pilotëve të Air France u mungon respektimi i procedurave rigoroze.