Loading...

Donald Veshaj shp ërthen në rrjetet sociale pas ngjarjes që tr onditi vendin: ‘Këtë video e kam për ministritë, po licinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tr agjedi të vazhdueshme”

Ngja rja trag jike që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare ndë rroi jetë pasi u go dit nga skafi i një oficeri të po licisë, është komentuar masivisht në media dhe rrjetet sociale, me njerëzit që shprehin emocionet e forta që kanë ndjerë për lajmin, por edhe kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve dhe thirrjet për dën imin e merituar.
Reagime ka pasur edhe nga personazhet e njohur të medias, showbiz-it e jo vetëm, të cilët sikur të tjerët shprehin tro nditjen për vd ekjen e parakohshme të vajzës së vogël. Emrat e njohur të ekranit po ashtu i drejtohen institucioneve, Pol icisë e përgjegjësve për sigurinë në plazhe, teksa po ashtu flasim edhe për realitetin e “të fortëve në Shqipëri”.

Mes tyre edhe Donaldi. Aktori ka publikuar një video ku shprehet i revoltuar me mosmarrjen e masave nga instancat përkatëse. Aktori kërkon ngritjen e një sistemi, teksa nuk kursehet me gjuhën e tij.

“Këtë video e kam për ministritë, po licinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tr agjedi të vazhdueshme. Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri? Çfarë bëni? Rrini mendoheni?

Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë. Është e thjesht, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk n funksionon ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit ne jug, tokat”, thotë Donaldi mes të tjerash.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com