New-York- Dë shmi të reja për ngjarjen e rëndë në New York, ku një çift shqiptar u vetëv ra pasi u h odh nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin. Dë shmitë flasin për një gjendje të rë nduar të 35-vjeçarit shqiptar Florind Belliu me profesion aktor.
Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kaq ishte”, tha Johnson.
Më tej ai shton ‘përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të pri ste hekurat e dritareve të apartamentit. “Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, dhe më tha “OK”.
Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.
“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily News. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Djaloshi ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.”
Dyshja mund të kenë de batuar para se të vdi snin, thanë fqinjët.
“Dikush tha se kishte të bë rtitura”, tha Steve Iurilli, 63 vjeç. “Pashë një çantë në shkallët e zj arrit, ndoshta ajo po përpiqej të largohej.”