Loading...

Berisha: ‘Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka hedhur ak uza në drejtim të qeverisë për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe kompania që do të bëjë ndërtimin po përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime.

“Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime

Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korru ptiv, antili gjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.

Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që sy nojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.

Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.

D ëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjo biten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano”-tha Berisha.

Më tej Berisha i kërkoi Bashkimit Europian të nisë një hetim rreth asaj që e cilësoi aferë korruptive e portit të Durrësit.

“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një he tim rreth aferës korr uptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së”-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com