Loading...

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e dy masave për të ndihmuar sektorin e turizmit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha foli për subvencionimin r plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban si dhe për përgjysmimin e taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

“Po rrë nojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban.

Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD”-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com