Loading...

Amelia e vogël përcillet në banesën e fundit në Shqipëri, babai nuk merr pjesë në va rrim

6-vjeçares Amelia e cila u mb yt disa ditë më parë në një plazh të Korinthit, do të va rroset në Shqipëri.
Babai i vogëlushes që aku zohet pasi nuk i dha ndihmën e parë, nuk do të marrë pjesë në va rrim, pasi i është ndaluar dalja jashtë Greqisë, shkruajnë mediat fqinje.

Në dë shminë e tij, babai pohoi se kohët e fundit, 6-vjeçarja Amelia hipte në një varkë dhe vizatonte. Kështu bënë ata pasditen fatale të së hënës, megjithëse moti ishte veçanërisht i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm për not.

Babë e bijë, pasi hëngrën, notuan drejt varkës që Amelia e vogël e donte aq shumë. Edhe pse distanca nga toka ishte më shumë se 10 metra, të dy u zhytën plot dhe të veshur me të gjitha rrobat, madje edhe këpucët.

‘Fëmija nuk dinte not”, tha nëna e 6-vjeçares. Siç u tha babai zyrtarëve të portit, ai tentoi të fuste Amelian në varkë, por ajo rrë shqiti, jeleku i shpëtimit që kishte veshur i hu mbi dhe fëmija u gjet poshtë varkës.

I ati i 6-vjeçares ka treguar se nuk mundi ta shpëtonte dot pasi vu an nga astma.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com