Shteti fqinj i Shqipërisë, Italia është go ditur nga moti i keq. Roma dhe disa zona të Lazios janë go ditur nga një stuhi e fuqishme gjatë natës.
Mbrojtja civile rajonale kishte ngritur ala rmin dhe kishte paralajmëruar banorët për motin e keq me erë, shi dhe bubullima.
Zona veriore e kryeqytetit prej orës 01:00 të natës u godit nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar nga erëra të forta.
Në Romë, nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për në zonën e Castellit.
Kryebashkiaku, Massimiliano Borelli, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
Raportohen dëme të mëdha në zonë, me pemë të rrëzuara dhe makina të go ditura nga pemët.