Loading...

Ngjela: ‘Në pr otestën e Berishës ishin vetëm 2500 veta, më thanë ekspertët mua’

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjy kates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tm err dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder kr imit shteteror ne Shqiperi.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sërish pro testën e 7 korrikut në Tiranë, që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër qeverisë.
Në një shënim në rrjetet sociale, Ngjela është ndalur përsëri tek pjesëmarrja. Avokati shprehet se vetëm 2500 persona kanë qenë në bulevard dhe këtë shifër tregon ai, ia kanë thënë ekspertët. Madje ai hedh dy shime se mund të ketë montime në pamjet e publikuara.

“Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik. Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!” Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik.

Turp!

Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu!

Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.

Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në kli thmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!”

Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?

E nejse. Por…

Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gë njyer shqiptarët.

Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.

Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar..

Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: “Prendi la vita come ti viene”.

(Merre jetën ashtu si të vjen).

Kjo është e vetmja zgjidhje për hallin tënd.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com