Loading...

‘Në fshat ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vjen era ha shash’

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shumë pro blematika, që sot po hasen në fshat. Sipas tij, mungesa e bagëtive ka bërë që fshatari të blerë qumësht në qytet, ndërsa djathin po e hanë me niseshte.
Po ashtu, Korreshi ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, për të cilën tha se i nxori mallin e Lenka Çukos. Korreshi tha gjithashtu se bujqit janë shumë të diskriminuar, pasi nuk kanë asnjë mbështetjen e qeverisë.

“Sot realisht jam mallëngjyer nga një fjalim prekës kur doli ministrja e Bujqësisë. Më nxori mallin e Lenka Cukos në kohë. Sa të mira e begati na kishte bërë nëna parti dhe se po e conte nga fitorja në fitore. Na mbushi mendjen sot se ata kishin dhënë mend jo vetëm këtu, por edhe në G7. E kishin informuar G7, që realizimi i planit është detyre dhe tejkalimi është nder.

Ore po ku po rroni dhe ku po jetoni. Ca janë këto INSTAT dhe shifra. Hajde shikoni numrin e bagëtive në fshat. Ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vetëm aromë ha shashi ka. Ku janë lopët? Kush i ka dhe kush i mban. Si mund të mbash një lopë kur është 7 mijë lekë de ngu u barit dhe të japë 20 litra qumësht dhe ja merrni me 380 lekë.

Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Sot fshatari po ble qumësht në qytet. Nuk ka më lopë dhe dele. Ku janë subvencionet e famshme. Po nuk dole foto me ju gjatë fushatës nuk merr dot grant”, tha ndër të tjera Korreshi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com