Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të fri kshme në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga fl aka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.
Sipas mediave të huaja, zj arri u shfaq pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e t ymit dolën nga pjesa e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës rreth orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale).
“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.
“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lë ndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”.
Një deklaratë e ngjashme u shfaq në llogarinë në Twitter të Aeroportit të Atlantës, duke vënë në dukje se inc identi ishte për shkak të zj arrit të frenave dhe se nuk raportohet për të lë nduar.