Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për kuartalin e dytë të këtij viti, tregojnë se pas Serbisë, Maqedonia e Veriut ka rezerva më të mëdha të arit në Ballkan.
Serbia ka rezerva më të mëdha të arit nga vendet e rajonit dhe rezervat e saj mbërrijnë në 38.1 ton shufra ari. Në vendin e dytë, sipas Këshillit Botëror për arin, renditet Maqedonia e Veriut me 6.9 ton.
Pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, renditen Sllovenia me 3.2 ton, Bosnja e Hercegovina me 3 ton dhe Mali i Zi me 1.09 ton, derisa Kroacia, sipas këshillit nuk ka rezerva ari, për shkak të shitjes në vitin 2001.
Ky metal i çmuar shërben si garanci për besimin në Bankën Qendrore, veçanërisht në kohëra të vështira të kri zave, siç është momentalisht situata me t ensionet gjeopolitike në Ukrainë, kr izat energjetike dhe ekonomike dhe rritjes globale të inflacionit./Shqiperiaime