Shkarkimi i Arben Ahmetajt, zbardhen votimi në Kuvend: Kush ishin tre deputetët e opozitës që votuan kundër
Ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm tre deputetë që ishin të pranishëm në sallë kanë votuar kundër.
“Panorama” ka zbardhur listën e deputetëve që kanë votuar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama. Kanë qenë tre deputetët e LSI, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.
Këta tre deputetë kanë votuar kundër edhe dy vendimeve të tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri, konkretisht emërimin e Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministre dhe atë të Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.