Gazetari Arjan Çani ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
Çani është pyetur se cili nga tre politikanët kryesorë në Shqipëri është më i korruptuari?
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Shqipërinë e kanë drejtuar në 30 vite, tre persona dhe asnjëri nuk largohet. Kush mendon se i ka bërë më shumë dë me vendit nga këta të tre? Berisha, Meta apo Rama?
Arjan Çani: Në këndvështrimin tim, asnjëri nuk i ka bërë dë m. Unë po të isha njëri nga këta do ti bëja më shumë. Po, po më beso. Duke njohur siç i njoh unë banorët që më rrethojnë…
Ylli Rakipi: Domethënë po të kishe qenë ti, do të kishin ikur të gjithë, do të mbetej territori bosh fare…?
Arjan Çani: Ky popull i do këta, prandaj i mban. E di ku do të ishin këta në një vend tjetër?
Ylli Rakipi: Ja edhe doktori ka dalë prapë. Rilindje kot thonë këta, se Rilindje është doktori tani, po vete 80 vjeç… Ky tjetri në 25 korrik bën miting.
Këta të tre, që akuz ojnë njëri tjetrin, për kor rupsion, ti kush mendon se është më i ko rruptuari?
Arjan Çani: Asnjë.
Ylli Rakipi: Po thua gjëra shumë të çuditshme. Sepse ti ke parime si këta. Po pse nuk u bëre ministër?
Arjan Çani: Nuk më kanë bërë ofertë, por kushton edhe shumë. Duhet të më paguajnë shumë që të bëhem.
Ylli Rakipi: Asnjërin nga këta nuk e quan të korru ptuar?
Arjan Çani: Jo Ylli jo. Ne duhet të kemi më shumë respekt për këta personazhe. Rama, nuk e kuptoj pse duhet të lodhet kaq shumë me këta dy të tjerët, ky ti futet një projekti për tu rikthyer në monarki Shqipëria dhe nuk ka nevojë më ky vend… Ky vend me këtë nivel, të ishe një lloj fillimi historie, si në Dubai përshembull… As kundërshtar nuk ka. Cfarë lidhje ka demokracia me Shqipërinë? I gjati duhet të shpallet mbret.
Ylli Rakipi: Dhe ne shpëtojmë?
Arjan Çani: Mbret po. Në thelb e di që ky ka qejf, e do këtë gjë. Ai mendon se ka idetë brilante. Mund të më thuash kanë nevojë për opozitarë këta?
Ylli Rakipi: Opozitë duhet të ketë. Po më i pasur nga këta kush mendon se është?
Arjan Çani: Mendoj se të tre duhet të jenë. Nuk them dot kush është më shumë. Unë besoj shumë te ndershmëria personale e Berishës. Berisha më duket njeriu që nuk ka ndonjë raport të mirë me paranë.