Disa shpë rthime raportohet se janë shkaktuar nga zj arri që po dj eg prej mesditës së sotme sipërfaqe të mëdha pyjore në ishullin e Sazanit.
Situata vijon të jetë e vështurë, ndonëse është angazhuar një numër i madh zja rrfikësish dhe personel nga Forcat e Ar matosura.
Mun icione të vjetra të h edhura mes shkurreve janë kthyer në rre zik, ndërsa ende nuk kanë nisur operacionet për shu arjen e fla këve nga ajri.
Dy helikopterë të modelit Cougar që mund të realizojnë këtë lloj ndërhyrjeje, janë ende në servis.
“Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre”, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.
