Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zbuluar detaje nga takimi në Ukrainë disa ditë më parë.
Ajo foli për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë dhe pritet t’i japë Ukrainës, duke përmendur këtu dhe idenë që u hodh në tryezën e diskutimit me Presidentin Zelensky, për rindërtimin e zonave ku janë larguar tr upat ruse.
“Nuk dua të hy te llojet e ar matimet që ne kemi çuar, ndër të para vende, por dhe më vonë kemi vënë në dispozicion 1 mln euro për Ukrainën. Mund të duket modeste për nevojat që ata kanë, por për vendin tonë është një shumë e konsiderueshme.
Më pas me sa nksionet, kemi kërkuar dhe ashpërsim madje, dhe në bisedë me Zelensky u diskutua projekti që ata kanë për rindërtimin e Ukrainës, duke filluar nga zonat që janë çliruar nga pu shtimi rus sidomos periferitë që ishin një pamje shumë e tr ishtë. Ne modestisht mund të japim kontributin tonë.
Ata kishin idenë e ndërtimit të një zone rezidenciale, që kryeministri Rama ua ofroi si mundësi, që vende të ndryshme të botës të kontribuojnë dhe në ndërtimet e godinave konkretisht. Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë, sidomos për Irpin, Dorodiakën dhe Buchën”, tha Spiropali.