Loading...

Rrëqeth babai i Aleksandër Sadikajt: ‘E quaj veten fajtor për pasurinë që i lash, e futa në këto rrethana’

Babai i Aleksandër Sadikaj që u vr a në një at entat me eks ploziv në makinën e tij në Tiranë ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur”.
“Ngriti biznesin por me mua shteti mund të bëjë gjithçka mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli por me çunin duhet të më gjejë shkaqet.

E quaj veten fajtor për pasurinë që i lash, e futa në këto rrethana.

Shoqërinë nuk e njoh, njoh shumë pak shokë, shumë të mirë të sjellshëm të respektueshëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai sepse këto 8 vite isha shumë i zënë sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.

Pas divorcit me nënën e Aleksandrit, i kam ruajtur marrëdhëniet normale.
I kam pasur do ti kem sido që të vejë puna marrëdhënie të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën.

Të paktën ato në media mos mi tregoni se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizorin’, është shprehur ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com