Loading...

Pensionistët në pritje të lekëve pasi punonjësja e postës iu vo dhi pensionet, më pas vr au veten

Në Fiks fare u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Kavajës, se s’kanë marrë pensionet për disa muaj, pasi një ish-punonjëse ia ka përvetësuar. Punonjësja ka ndë rruar jetë dhe qindra pensionistë kanë ngelur në mes të katër rrugëve, pa asnjë informacion nëse do i marrin apo jo lekët e tyre.

Selman Didja njëri prej pensionistëve u shpreh për Fiksin se ai kishte rreth 70 mijë lekë pension të tijën dhe të bashkëshortes të cilat në sistem figurojnë se i ka marrë , ndërkohë që në realitet çifti Didja nuk kanë marrë asnjë kokërr leku.

“Bëhet fjalë për pensionin e muajit dhjetor 2021 dhe janar 2022 si dhe të shpërblimeve që s’i kemi marrë. Kam shkuar te Posta Shqiptare, në Luz të Kavajës për të tërhequr pensionin në dhjetor. Një punonjëse, e quajtur Lejla Lusha, më ka thënë se pa merak do t’i marrësh. Kam ikur në Itali dhe jam kthyer në muajin shkurt 2022. Kam shkuar te posta dhe ajo punonjëse nuk ishte. Pyes punonjësit e tjerë dhe më thonë se në sistem del që i ke marrë. U them që s’i kam marrë dhe kush i ka bërë shënimet. Pensionin tim dhe të bashkëshortes sime, për këto muaj, që shkojnë diku te 700 mijë lekëshi, i ka marrë kjo punonjëse. Në atë kohë kam mësuar se punonjësja Lejla Lusha ka ndërruar jetë. Më kanë thënë se ka vrarë veten. Po s’di gjë më shumë. Unë kërkoj lekët e mia, ashtu si unë janë edhe qindra të tjerë në Luz dhe në fshatin Vorrozen. Kemi bërë denoncime në polici po deri tani asnjë gjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë, asgjë më tepër”, shprehet Selmani.

Fiksi, së bashku me pensionistin interesohen tek filiali i postës në Luz të Kavajës, ku ky i fundit tërheq pensionin. Punonjësi i postës shprehet se në sistem si Selmani por edhe shumë të tjerë figurojnë që e kanë marrë pensionin, madje edhe mandati që del nga kompjuteri është i firmosur. Ai thotë se ky problem ka shkuar te Posta në Kavajë dhe se do e zgjidhin ata, po deri më tani s’ka marrë asnjë përgjigje. Kur gazetari i Fiksit i kërkon se sa pensionista janë si Selmani , punonjësi shprehet se nuk ka një listë sesa persona mund të jenë apo një shumë të caktuar se sa u është përvetësuar në mënyrë të padrejtë këtyre pensionistëve. Pyetjes se kush mund t’i ketë përvetësuar këto para, punonjësi u shpreh për paraardhësen e tij e cila në sistem i ka he dhur si të marra nga pensionistët këto para.

“Madje, thotë se secili pensionist ka firmën në atë regjistër. “Ajo punonjësja, Lejla Lusha, ka vr arë veten për këto pr obleme. Tani po merret drejtoria në Kavajë dhe në Tiranë. Besoj se mund të dalë ndonjë listë me fondin e emergjencave, po ne s’kemi listë dhe s’dimë ku t’i drejtojmë”, thotë punonjësi.

Fiks Fare u interesua në Drejtorinë e Postës në Kavajë. Drejtoresha Sonila Peza nuk ishte në punë, pasi kishte mbledhje në drejtorinë qendrore në Tiranë. Por në një telefonatë të zhvilluar me të ajo i kërkon Fiksit një kërkesë zyrtare, pasi çështja është referuar në po lici e në pr okurori dhe po merren me këtë gjë. Pas kërkesës që Fiksi bëri ende nuk është kthyer përgjigje nga Pasta Kavajë./Tch

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com