Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar votën kundër Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i vendit.
Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Kryemadhi deklaroi se procesi dueht të ishte konsensual, kushtetues dhe që përfaqësonte vullnetin e palëve politike.
“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për d iktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.