Loading...

Linda Rama bëhet gjyshe, Rea sjell në jetë një djalë

Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Rama nga martesa e parë, është bërë nënë. Mësohet se ajo ka sjell në jetë një djalë, dhe lajmi konfirmohet nga të afërmit, detaje të tjera ende nuk kanë dalë.

Rea është vajza e Linda Ramës, nga martesa e saj e parë me pedagogun e Shkencave të Natyrës, Thanas Xhillari. Kështu, Linda Rama është bërë gjyshe për herë të parë dhe vajza e saj nënë e një djali.

Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë është folur për të në media. E kështu duket se ka zgjedhur që ta kalojë edhe shtatzëninë, duke mbajtur “sekret” edhe emrin e partnerit.

Rea Xhillari ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë dhe zotëron një biznes në Tiranë, një laborator dizanji.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com