Loading...

Konfirmohet zyrtarisht rasti i parë me linë e majmunit në shtetin fqinj, vjen shumë pranë Shqipërisë

Greqia ka konfirmuar rastin e parë zyrtar me linë e majmunëve.

Shteti helen është i pari vend në rajon që ka konfirmuar praninë e virusit, teksa rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast, i cili është dërguar për testim jashtë vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës. Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980. Patogjeni transmetohet nga një personi në një person tjetër përmes kontaktit të ngushtë fizik. Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.

Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara. Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com